Çdo foshnjë e porsalindur në Komunën e Butelit do të përfitojë një ndihmë financiare njëhershme në vlerë prej 5.000 denarësh, përcjell TV21. Kryetari i komunës, Darko Kostovski tha se premtimi parazgjedhor për mbështetje financiare prej 3.000 denarësh për të porsalindurit po realizohet me rritjen e ndihmës në 5.000 denarë.

“Pushteti lokal për herë të parë siguron mjete financiare në vlerë prej 5.000 denarësh, si rezultat i punës së përgjegjshme dhe menaxhimit të mirë të buxhetit. Mbështetja financiare për çdo foshnjë të porsalindur është aktivitet në kuadër të programit për mbrojtje sociale për vitin 2026 dhe një angazhim i kryetarit të komunës për përmirësimin e kushteve për familjet e reja në Komunën e Butelit. Përveç kësaj, pushteti lokal po investon në infrastrukturë që do ta përmirësojë të ardhmen e çdo fëmije – po ndërtohen dy çerdhe në Butel 1 dhe Butel 2, ndërsa së shpejti do të nisë ndërtimi i çerdheve të reja në Radishan, Vizbeg dhe Butel 1. Komuna e Butelit po ndërton dhe krijon kushte për të ardhmen e çdo familjeje”, thuhet në njoftimin e Komunës së Butelit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com