Në vitin 2025, Agjencia e Kadastrës ka realizuar përparime të dukshme në menaxhimin dhe zgjidhjen e lëndëve administrative. Janë përpunuar mbi 1.040.000 lëndë, ndërsa të gjitha kërkesat aktuale trajtohen në kohë dhe në përputhje të plotë me afatet ligjore.
Arritjet kryesore përfshijnë:
▪️ Eliminimin e plotë të lëndëve të prapambetura
▪️ Trajtimin me sukses të 96,4% të ankesave
▪️ Zgjidhjen e 99,6% të lëndëve në regjistrin grafik të tokës ndërtimore
▪️ Përgjigje të plota për 100% të kërkesave të pranuara përmes platformës e-Qeveri
▪️ Ulje të ndjeshme të lëndëve të pazgjidhura aktuale për 47,4%
▪️ Rritje prej 8% të numrit të lëndëve të pranuara krahasuar me vitin 2024
Këto të dhëna konfirmojnë përmirësimin e organizimit të brendshëm, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Agjencia mbetet e përkushtuar në procesin e digjitalizimit, avancimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës, në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve juridike.