Sot, kandidati i AKI-së, z. Valbon Limani, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, si dhe përfaqësues të shtabit zgjedhor, zhvilloi takime dhe bashkëbisedime me qytetarët e fshatrave Simnicë dhe Gjenovicë.

Në Simnicë, vendlindjen e Xhem Hasës, kandidati Limani u prit me një pritje të ngrohtë dhe madhështore nga banorët, ku u rikonfirmua mbështetja e fuqishme për AKI-në dhe besimi në fitoren e 11 janarit.

Edhe në fshatin Gjenovicë u vërejt një entuziazëm i lartë dhe mbështetje e konsiderueshme për vizionin dhe programin politik të AKI-së, duke reflektuar gatishmërinë e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim.

Takimet u zhvilluan në një atmosferë pozitive, ku qytetarët patën mundësinë të shprehin shqetësimet, idetë dhe pritshmëritë e tyre, ndërsa kandidati Limani prezantoi prioritetet dhe angazhimet e tij për të ardhmen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com