MPB mjofton 08.01.2026, në orën 17:30, në NJPB Vinicë, një banor 77-vjeçar i Vinicës denoncoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej mbi 430,000 denarë. Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës personi e ka telefonuar, është prezantuar si mjek dhe e ka njoftuar se vajza e tij është në spital për shkak të frakturës së këmbës për të cilën duhej të kryhej ndërhyrje kirurgjikale me vendosjen e shufrave. Siç është denoncuar, personi ia ka kërkuar paratë dhe pasi janë marrë vesh disa herë i ka dërguar në vendin e dakorduar. Siç është denoncuar, pasi është kthyer në shtëpi e ka telefonuar vajza e tij, pas çka ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume