Shtëpi të zbrazura, të zhytura në ujë e baltë brenda, mobile, makina dhe pajisje tjera të shkatërruara, kjo është gjendja në lagjen Prilepska të Kërçovës nga vërshimet.

Edhe sot situata është alarmante, sepse po bie shi, ndërsa Lumi ishte afër për të dalë nga shtrati.

Disa banorë kishin ardhur për të pastruar shtëpitë e tyre, por shiu që ishte duke rënë pa ndalur e bënte të pamundur këtë.

Rrjedha e lumit kishte filluar të rritet sërish pas reshjeve të shiut mbrëmë dhe sot.

Ky banor që e kishte lumin afër thotë se ka rrezik sërish që uji të bëjë katastrofë.

“Këtu situata momentalisht është katastrofë, katastrofë e shihni vetë jashtë. Kemi nxjerrë gjithçka nga shtëpia, mbrëmë pak pastruam me bashkëshorten, po ja, uji erdhi sërish. Pra jeta këtu është katastrofë, nuk jetohet. Këtu më shumë jetë në këtë lagje nuk ka.”

“Ujin nuk mundemi, e shihni, ende është aty. Ende nuk ka kushte ku të flemë. Gjithçka është e prishur, ja e shihni – gjithçka është prishur: frigorifer, makina, divane, gjithçka.”

“Kemi shumë vërshime, kemi shpresë se dikush do të vijë të na ndihmojë dhe nuk ka ardhur askush. Katastrofë është brenda, krejt e përmbytur – nuk kemi asnjë jetë këtu.”

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se situata është nën kontroll dhe po menaxhohet si duhet, duke thënë që në terren ka edhe ekipe për pastrim.

QMK-KËRÇOVË:

“Në një pjesë të qytetit të Kërçovës, konkretisht në rrugën Prilepska, ka ardhur deri te dalja e lumit Zajaz. Në vendin e ngjarjes është e pranishme një ekip nga Ndërmarrja Publike „Komunalec“ që po punon në pastrimin e ujit dhe ndërtimin e digave. Qëllimi i këtyre masave është të parandalohet përhapja e daljes dhe të mbrohen shtëpitë përreth dhe pronat e qytetarëve nga dëmtimet e mundshme të mëdha. Situata është nën kontroll dhe ekipet vazhdojnë me punën.”

Në orët e paradites, përderisa ekipi jonë qëndroi në lagjen e përmbytur, nuk u panë as makineri e as thasë me rërë për të parandaluar rrjedhjen e lumit në lagje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com