Ndërmarrja për Qarkullim Publik – Shkup paralajmëron se ka mundësi për reduktim të përkohshëm të disa linjave të autobusëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimeve për mundësi reshjesh bore në Shkup dhe rrethinën.

Në njoftimin e ndërmarrjes së transportit, i publikuar në profilin e Facebook-ut të Qytetit të Shkupit, theksohet se në rast të reshjeve të shumta, disa linja do të qarkullojnë vetëm deri në vendet që do të vlerësohen si të sigurta dhe të kalueshme për autobusët e NQP -Shkup, sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente.

“Nëse nuk do të ekzistojnë kushte për zhvillimin e sigurt të trafikut, NQP-Shkup do të detyrohet të bëjë ndryshime shtesë, për të cilat publiku do të informohet me kohë. Në kushte të motit të qëndrueshëm, transporti publik do të zhvillohet sipas orarit të reduktuar dimëror të ditës së punës, i cili vlen deri në përfundimin e pushimeve dimërore shkollore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se ekipet e NQP-së, së bashku me shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe komunat, me mekanizmin e duhur, do të jenë në terren për të siguruar në kohë dhe në mënyrë efikase sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, me qëllim të veprimit parandalues dhe krijimit të kushteve për funksionim të pandërprerë të transportit publik.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot pasdite në Shkup do të ketë reshje të përkohshme shiu dhe bore, të cilat gjatë natës do të jenë vetëm borës. Reshje bore janë paralajmëruar edhe për nesër.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com