Jovan Despotovski: Udhëheqësia fshihet pas emrit të LSDM-së për interesa personale – do të mbajnë përgjegjësi
Jovan Despotovski, anëtar i LSDM-së, përmes një postimi ka kritikuar ashpër sjelljen e një pjese të udhëheqësisë aktuale të partisë, duke i akuzuar se po e keqpërdorin emrin e LSDM-së për agjenda dhe interesa personale.
“Disa individë nga udhëheqësia aktuale e partisë vazhdojnë të fshihen dhe ta përdorin emrin e madh të LSDM-së për agjendën e tyre personale dhe nevoja vetjake”, ka shkruar Despotovski.
Ai ka theksuar se nuk do të marrë pjesë në krijimin e përçarjeve dhe “hapjen e llogoreve” brenda partisë, pasi një gjë e tillë, sipas tij, nuk i shërben as LSDM-së dhe as shtetit.
“Ata që veprojnë në këtë mënyrë, pavarësisht funksionit që mbajnë aktualisht, do të mbajnë përgjegjësi për këtë sjellje”, ka shtuar Despotovski.
Në fund, ai ka nënvizuar se mbetet i përkushtuar ndaj partisë.
“Së bashku me dhjetëra mijëra shokë tanë të sinqertë dhe të përkushtuar – unë kam qenë, jam dhe do të mbetem LSDM”, ka përfunduar Despotovski.