Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur.

 

Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa.

Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.

 

Ceballos, 29 vjeç, mund të jetë duke e penduar vendimin për të refuzuar një transferim te Marseille në minutën e fundit gjatë verës së vitit 2025.

Deri tani, ai ka regjistruar vetëm shtatë ndeshje si titullar në 17 paraqitje totale këtë sezon, një bilanc që vështirë se përputhet me ambiciet e tij dhe të klubit madrilen.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com