Një djalë 11-vjeçar nga Pensilvania është akuzuar për vrasje, pasi dyshohet se e ka qëlluar për vdekje babanë e tij, sepse ky i fundit ia kishte marrë konzolën e lojërave. Ngjarja ka ndodhur më 13 janar në shtëpinë familjare në Duncannon, raporton “The Guardian”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Policia, pas një njoftimi për një burrë pa ndjenja, e ka gjetur 42-vjeçarin Douglas Dietz të vdekur në shtratin e tij, me plagë nga arma e zjarrit. Sipas hetimeve, djali ka hyrë në dhomë duke bërtitur “Babi është i vdekur”, ndërsa para nënës së tij ka pranuar: “Unë e vrava babin”.

Tragjedia ka ndodhur pasi babai i kishte thënë djalit se ishte koha për të fjetur, gjë që e kishte zemëruar fëmijën. Djali kishte gjetur çelësin e kasafortës së armëve teksa kërkonte konzolën e tij “Nintendo Switch”, më pas kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar një herë.
“Qëllova dikë”, kishte thënë djali në përgjigje të pyetjeve të policisë. Hetuesit shtuan se “ai ka pranuar se kishte për qëllim të qëllonte dikë, të cilin e identifikoi si babanë e tij”.

I pyetur se çfarë mendonte se do të ndodhte, fëmija deklaroi se ishte i zemëruar dhe nuk kishte menduar për pasojat. Djalit i është caktuar masa e paraburgimit pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar për 22 janar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com