Gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për prishjen e tregut të grave në rrugën “Murat Bafqari” në Tetovë, nga ana e Bashkësisë Fetare Islame.
Ky aksion po ndërmerret me arsyetimin se në këtë hapësirë parashihet të ndërtohet një parking, në kuadër të shfrytëzimit të mëtejshëm të parcelës.
Kujtojmë se javë më parë tregtarët reaguan ashpër, duke u shprehur të revoltuar pasi mbetën pa vendin e punës, me arsyetimin se BFI-ja ka vendosur ta japë vakëfin me qira.
Mgid