Medai Shaholli

Siç bëjne të ditur mediat e shkruara këto ditë se Dibrës do t’i merren kompetencat e kryeshefit të policisë dhe komandatit të stacionit policor në Dibër.

Shkurt e shqip, si duket me këto nisma të reformave në pushtetin lokal na ana e qeverisë antishqiptare të kryekomitit Micko, Dibra do të ngelet vetëm me një zyrë policore që do të varet nga drejtoria e policisë së Ohrit.
Ky pra ishte ndryshimi i paralajmëruar i VRED-it për reforma në pushtetin lokal dhe kthimin e dinjitetit shqiptar!
Nga kjo nismë që centralizon organet e rendit u shpreh dhe kukulla e VREDI-t, zv. ministri brendshëm z.Iseni, kur tha se këto janë vetëm propozime dhe nuk janë përfundimtare!

Kjo dekleratë e një puthadori si z.Iseni, flet shumë për fushatën e centralizimit dhe të kontrollit të pushtetit lokal nëpër komunat me shumicë shqiptare nga ana e qeverisë.

Kjo është ekspedita e radhës ndaj shqiptarëve se qeveria e kryekomitit Micko, po vazhdon qetë-qetë fushatën e tij për t’i kapur edhe ato pak gjysmë pushtet lokal nga shqiptarët, duke e kthyer Severnistanin në një vend centralist me pushtet të pakufizuar si despot i vërtetë, që për fat të keq i mbështetur edhe nga një partiçkë servile dhe lojale si VREDI.

Çfarë duhet të ndodh edhe me rëndë me shqiptarët e Severnistanit që vredistët të zgjohen dhe të shkunden nga gjumi i rëndë dimëror?

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com