Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar…

Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, po merr pjesë në takimin e 56-vjetorit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Sipas tij, “ditëve në vijim do të ketë takime të shumta për përmirësimin e situatës ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Mickoski do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të korporatave dhe institucioneve financiare kryesore globale, duke prezantuar përfitimet e investimit në ekonominë e Maqedonisë, me një fokus të veçantë në energji dhe teknologji. Gjatë samitit, kryeministri Mickoski është paraparë të marrë pjesë në sesione të mbyllura për liderët, si dhe në debate publike të fokusuara në inteligjencën artificiale, energjinë dhe rrugët e reja për rritje ekonomike në Evropë.

Delegacioni qeveritar në Davos do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me qëllim përshpejtimin e proceseve të reformave dhe sigurimin e mbështetjes për projektet kryesore kombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com