Njoftim për Media nga Policia e Kosovës

Vrasje në Dragashë

Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume