Reshjet e borës mëngjesin e sotëm zbardhën vendin….
Reshjet e borës mëngjesin e sotëm zbardhën vendin. Por, bora e parë shkaktoi kaos në trafik në Shkup. Shumë nga bulevardet dhe rrugët në kryeqytet mbetën të mbuluara nga bora dhe akulli. Foto dhe video të trotuareve të ngrira dhe automjeteve të bllokuara në trafik po shpërndahen në rrjetet sociale.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në korsi të lagështa. Qendra për Menaxhimin e Krizave ka publikuar informacion mbi reshjet e borës dhe gjendjen e rrugëve.
Për shkak të akullit dhe borës në rrugët e Qytetit të Shkupit, shërbimi dimëror është plotësisht i mekanizuar dhe vazhdimisht po pastrohen dhe hidhet kripë në rrugë. Në komunën e Gjorçe Petrovit është vërejtur një bllokim trafiku për shkak të testimit të sistemit “Qytet i Sigurt”. Në komunën e Butelit, në një rrethrrotullim, një rrugë është bllokuar për shkak të një kamioni cisternë të ndaluar. Qyteti i Shkupit dhe Stacioni Policor i Butelit janë njoftuar për situatën.
Në Ohër, Strugë, Dibër, Qendër Zhupë dhe Kërçovë, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ndalim për trafikun e automjeteve të rënda është vendosur në qafat malore Presekë, Mavrovë – Dibër dhe Strugë – GP Qafasan.
Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje shkëmbore është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të dheut apo gurëve. NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” dhe LAMM apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.