Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti ka folur për synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, shkruan Reporteri.net.

Ai ka falenderuar Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

“U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume