Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetase nga Vietnami pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.
Në kudër të operacionit të koduar “Foleja 3″, në pranga ka rënë shtetësaja Th. H., 51 vjeçe, e cila ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, ku nga kjo veprimtari kanë përfituar dy shtetas të tjerë, të cilët u proceduan në gjendje të lirë.
Lajmi i plotë i policisë:
“Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”, arrestohet shtetasja nga Vietnami.
Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.
Sekuestrohen shuma parash dhe 1 celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim dokumentimin e një tjetër rasti të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Foleja 3″, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja vietnameze, Th. H., 51 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se ajo ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.