Sipas standardit tonë, çmimet janë shumë të larta, pensionet shkojnë vetëm për ushqim, shteti duhet të qëndrojë në anën e qytetarëve për të përmirësuar fuqinë blerëse, thonë disa nga qytetarët para kamerës së TV Alsat.

Sipas tyre ditëve të fundit çmimet janë rritur për mbi 10 denarë.

“Janë të larta. Ka ndonjë zbritje? Ndoshta nëse diçka është para skadimit të afatit”, tha një qytetar.

“Sot në markete çmimet janë katastrofike, me të vërtetë nuk kam fjalë, unë jam qytetar i vjetër në Maqedoni, kam lindur këtu, jetoj në Shkup dhe kjo nuk ishte në të 20-at e mia – tani jam 70 vjeç, kjo është vërtetë katastrofë. Çdo çmim jo dy ose tre denarë – por u rritën 10 denarë e më shumë”, u shpreh një qytetar.

“Ata thonë se do t’i ulin. A janë ulur? Jo , jo , jo, çmimet e vjetra janë ende”, theksoi një qytetar.

Një ditë më parë Lidhja e Sindikatave njoftoi se shpenzimet minimale mujore për një familje katëranëtarëshe në janar arritën në 66,413 denarë.

“Shporta minimale e sindikatës u rrit me pothuajse 1, 000 denarë. Një familje prej katër anëtarësh vetëm për produktet ushqimore bazë, ka nevojë për një pagë të plotë minimale”, raporton gazetari i Alsat, Angell Dimovski.

Por nga Ministria e Ekonomisë thonë se nuk ka rritje të çmimeve të produkteve. Sipas tyre, të dhënat e Sindikatës për shportën e konsumit nuk janë të besueshme.

“Ne punojmë sipas të dhënave të besueshme, e pranojmë shportën sindikale, por metodologjia e saj nuk jep pasqyrë të qartë ose të dhëna zyrtare për situatën e çmimeve, kështu që nuk mund të pretendojmë se çmimet e ushqimeve janë rritur”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Nëse një familje jeton në apartament me qira prej 60 metra katror, kostot rriten me 21,713 dhe pastaj shporta do të arrijë në 81,788 denarë. / Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com