Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka deklaruar se po shqyrtohen disa opsione që VLEN të bëhet një subjekt i vetëm politik, duke përfshirë rotacionin, bashkëkryetarët dhe sistemin “një anëtar – një votë”.

“Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, konstruktive dhe kreative. Jemi duke i shqyrtuar në mënyrë intensive dhe jam optimist që së shpejti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Më e rëndësishme është ideja, subjekti sesa individi. Nuk kemi vendosur afat, mirëpo për shkak të kërkesave dhe analizave po punojmë drejt shkrirjes dhe besoj se brenda një muaji mund të kemi diçka më konkrete”, tha Mexhiti.

Nga ana tjetër, portali TetovaSot raportoi javë më parë se dokumenti i përpiluar nga Zeqirja Ibrahimi parashikon që kryetari i VLEN-it të zgjidhet me short. Sipas informacioneve të TS, Adnan Azizi nuk pajtohet as me rotacion që të marrin pjesë të gjithë liderët, as me shkrirjen e partive ekzistuese.

Sipas TS, disa njohës politik besojnë se liderët e VLEN-it po “blejnë kohë” duke mbajtur të paqartë anëtarësinë, dhe se as Izet Mexhiti e as Bilall Kasami nuk dëshirojnë të jenë nën thundrën e tjetrit, gjë që mund të pengojë transformimin e VLEN-it në një parti të vetme politike./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com