Gostivarasi “fitoi” 74 mijë denarë, të cilat asnjëherë nuk i mori. Mashtrimet me “fitime” nga Lojërat e fatit, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ia kishte regjistruar, gjë për të cilën gostivarasit i ishte zvogluar pensioni nga Italia.

Gostivarasi 72-vjeçar është përballur me problem serioze , që kur e kuptoi se të dhënat e tij personale, janë keqpërdorur për fitime të rrejshme në Lojëra fati, gjë e cila drejpërdrejtë kishte ndikuar në shkurtimin e pensionit nga Italia.

Gjithcka kishte filluar në momentin kur gostivarasi e kishte nxjerrë në DAP vërtetim për qarkullim në xhiro-llogarinë e tij. Në dosjen e tij ishin evidentuar fitime nga Lojëra fati, në vlerë prej 74 mijë denarë, para këto për të cilat thotë i dëmtuara se “kurrë nuk i ka marrë”.

Sipas denoncimit në Polici, ai dyshon se të punësuar në Bastore i kanë shfrytëzuar të dhënat e tij personale (nga letërnjoftimi) për fitime të personave të tretë.

Policia e Gostivarit thotë se është duke punuar intenzivisht në këtë rast për ta ndricuar deri në fund.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume