Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme miratoi unanimisht propozim-vendimin për zgjedhjen e Kryetarit, Zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

LSDM propozoi ish-ministrin dhe ish-zëvendëskryeministrin, Bojan Mariçiq, për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Boris Kondarko, i cili më parë ishte pjesë e KSHZ-së, për anëtar të saj.

BDI propozoi Ditmire Shehun, e diplomuar në drejtësi nga Gostivari, për anëtar të KSHZ-së. Lëvizja Besa, e cila është pjesë e koalicionit VLEN, propozoi Abdush Demirin, ekonomist i diplomuar dhe magjistër në ekonomi dhe financa nga fshati Neproshten – Komuna e Tearcës, për nënkryetar të KSHZ-së.

VMRO propozoi tre anëtarët Aleksandar Dashtevski, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Angelço Ristov, i diplomuar në drejtësi dhe magjistër në të drejtën administrative dhe administratë publike nga Dellçeva, dhe Svetlana Karapetrova, ekonomiste dhe magjistër në ekonomi, financa, kontabilitet dhe auditim nga Tetova.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com