Ministria e Brendshme po merr raportime nga qytetarët për një mesazh me email që kanë marrë, gjoja në emër të Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve për të shkuar në një stacion policie ose për të dërguar një email kthimi, sepse gjoja, marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për një sërë krimesh të sajuara që ai nuk i ka kryer, siç janë pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafikimi i drogës.

Qëllimi është që marrësi i mesazhit të regjistrohet përmes emailit dhe të japë të dhënat e tij personale, njoftojnë sot nga Ministria e Brendshme.

“Ministria e Brendshme i informon qytetarët se ky është një mesazh i rremë që nuk është dërguar nga Byroja e Sigurisë Publike – Ministria e Brendshme dhe as nga Departamenti për Krimin dhe Sigurinë Kibernetike. Këto emaile janë një përpjekje klasike për mashtrim ku qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e tyre të mëtejshëm.

Ftesat drejtuar qytetarëve për procedura hetimore nga Ministria e Brendshme nuk dërgohen me email dhe nëse këto mesazhe lexohen me kujdes, menjëherë mund të vërehen gabime në tekst, në kuptimin e faktit se është bërë me një përkthim të dobët në internet, kështu që kuptimi i përmbajtjes së mesazhit tregon se është i dyshimtë, ose më saktë – një mashtrim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com