Kancelari i Gjermanisë, Fridrih Merz, ka folur në Davos, duke theksuar zhvillimet e fundit në Grenlandë, përfshirë tërheqjen e Donald Trampit nga kërcënimet e tij për të marrë Grenlandën me anë të shtrëngimit.

“Kjo është rruga e duhur për të vepruar, sepse çdo kërcënim për të përvetësuar territorin evropian me forcë do të ishte i papranueshëm.”, shtoi kancelari gjerman. “Nëse ShBA-ja do të vendoste tarifa ndëshkuese mbi Grenlandën, përgjigja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e matur dhe e vendosur.”, theksoi Merz.

Ndryshe, Trampi prej muajsh pati paralajmëruar marrjen e kontrollit mbi Grenlandën, duke mos përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake, megjithatë në Davos ka qartësuar deklaratën, duke thënë se nuk do të përdorë forcë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume