Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në kuadër të Summitit të Davosit ka marrë pjesë në Takimin e Liderëve 2026, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për dialog strategjik dhe bashkëpunim global.

Gjatë këtij takimi ai ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, ku janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet, si dhe zhvillimet politike dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të agjendës së samitit, zëvendëskryeministri Sali ka marrë pjesë edhe në dy panele tematike që trajtuan sfidat globale të ndërlidhura, klimën dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Ballkanit. Në këto diskutime është theksuar rëndësia e dialogut të vazhdueshëm, integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik si faktorë kyç për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. “Davosi mbetet një hapësirë kyçe ku dialogu shërben si mjet për ndërtimin e besimit dhe për formësimin e një të ardhmeje të përbashkët”, thuhet në njoftimin e zëvendëskryeministrit të parë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com