Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar mundësinë e dhurimit të 1 miliard dollarëve për “Bordin e Paqes” të presidentit amerikan Donald Trump, por me kusht që Shtetet e Bashkuara të zhbllokojnë një pjesë të fondeve ruse të ngrira.

Kremlini njoftoi të premten se Putin ka biseduar për këtë çështje me përfaqësuesin special të SHBA-së, Steve Witkoff, si dhe me Jared Kushner, raportoi CNN.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Jurij Ushakov, ua sqaroi qëndrimin e Rusisë gazetarëve.

“Gjatë bisedimeve për Bordin e Paqes, u theksua gatishmëria jonë për të drejtuar 1 miliard dollarë në buxhetin e kësaj organizate nga fondet ruse të ngrira nga administrata e mëparshme amerikane”, deklaroi Ushakov.

Ai shtoi se fondet e mbetura nga këto rezerva, të ngrira pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, “mund të orientohen për rindërtimin e territoreve të goditura gjatë luftimeve”.

Sipas Ushakovit, kjo do të ndodhte vetëm pasi të arrihet një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com