Më në fund, misteri mori fund dhe Bes Kallaku sapo na dha provën më të fortë që jeta e tij sentimentale ka marrë një kthesë drastike – dhe po, është shumë romantike! Aktori i njohur i humorit, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë lumturinë e tij.

Pak minuta më parë, përmes një Story në Instagram që ka trazuar rrjetin, Besi postoi një foto ku shfaqen dy duar të shtrënguara fort me njëra-tjetrën. Por prisni, detaji që “bërtet” dashuri nuk është vetëm kapja e duarve, por arti në lëkurën e tij. Në parakrahun e aktorit tani lexohet qartë emri “Ejona”, i shoqëruar nga data domethënëse “25.12.2025”. Me sa duket, Krishtlindjet e vjetshme nuk kanë qenë thjesht festë për Besin, por fillimi i diçkaje që ai e quan “përgjithmonë”, duke pasur parasysh edhe këngën në sfond “I’ll Love You Forever”.

Dhe sikur emri dhe data të mos mjaftonin për të na bërë të gjithëve kuriozë, fraza poshtë saj është ajo që na bën të mendojmë se kjo nuk është thjesht një lidhje kalimtare. “Trëndafil në kohë lufte” shkruhet nën datë – një dedikim sa poetik, aq edhe dramatik, që lë të kuptohet se kjo dashuri ka lulëzuar mes vështirësive apo ndryshimeve të mëdha në jetën e tij.

Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se kjo nuk është diçka e re e momentit.

Besi dhe partnerja po shijojnë një romancë të konsoliduar prej muajsh, por kanë zgjedhur ta mbajnë larg syrit të publikut deri në momentin e duhur. Dhe cili moment është më i mirë se një tatuazh që e gdhend emrin e saj përjetësisht? Besi sapo na tregoi se kur dashuron, dashuron fort!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com