Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e xhamisë së fshatit Kopaçindoll, ndërsa ngjarja është incizuar me telefon celular.
Sipas SPB Tetovë, më 26.01.2026 në ora 07:10, në Stacionin Policor të Grupçinit, S.K. (40) nga fshati Kopaçindoll ka raportuar se më 24.01.2026 rreth orës 13:00, djali i tij i mitur është sulmuar nga disa të mitur.
“Ngjarja është incizuar me telefon celular dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton policia.TS
Mgid