Mickoski: Rindërtimi i sallës sportive Rasadnik është drejt përfundimit, muajin e ardhshëm pritet të vihet zyrtarisht në përdorim
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje gazetareske lidhur me atë se çfarë po ndodh me sallën sportive në Rasadnik, deri ku ka arritur rindërtimi, pasi për një kohë të gjatë ishte lënë pas dore.
“Faleminderit, mendoj se është drejt përfundimit. Besoj se tashmë muajin e ardhshëm ose më së voni muajin pasues, ajo do të vihet në përdorim, ashtu si edhe salla në kuadër të kampusit universitar të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’. Edhe ministrja foli për numrin e sallave që po ndërtohen. E di që kemi edhe tri të tjera në Shkup, kemi edhe në Krushevë dhe kështu me radhë, tani të mos hyjmë në detaje. Po flasim për dhjetëra objekte të reja që po ndërtohen. A është kjo e mjaftueshme? Jo, nuk është. Ka qenë e lënë pas dore për një kohë të gjatë, nuk është bërë asgjë. A duhet edhe më shumë? Po, duhet, dhe do të realizojmë edhe projekte të tilla, sepse, siç thashë, më të rinjtë, fëmijët tanë janë më të rëndësishmit dhe janë prioriteti ynë si Qeveri.” tha Mickovski