Petrit Daniqi është qytetari nga Gadimja e Lipjanit i cili nxori nga lumi trupin e të miturit, Zejn Zejnullahut, tashmë të ndjerë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ai tregoi se si e pa të miturin dhe e bëri tërheqjen e tij nga lumi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se në momentin që e ka kapur trupin e djalit, ka bërtitur me të madhe për ndihmë, derisa dolën edhe fqinjët nga shtëpitë e tyre.

“E kam parë duke e çuar vala…, kam bërtitur sa kam mundur. Kur e kemi shtrirë djalin, kur kanë kaluar kaluesit , i kanë dhënë ndihmë. Mu ka dhimt si evlad i jemi”, shtoi ai për Klanin.

Lidhur me këtë rast tragjik, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Policia./Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com