Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Podujevë, i cili ditën e djeshme terrorizoi qytetin me një kallashnikov.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të dy personave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.

Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është kualifikuar “si vrasje e mbetur në tentativë”.

“Podujevë/28.01.2026 – 13:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, por nuk janë goditur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com