Një rast i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në Pejë.

Sipas policisë, viktima femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.

Bëhet e ditur se pas trajtimit mjekësor, viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume