Gjiganti rus i naftës Lukoil, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të luftës në Ukrainë, ka njoftuar se do t’i shesë pasuritë e tij të huaja kompanisë amerikane të investimeve Carlisle Group.

Në fund të tetorit 2025, për të rritur presionin mbi financat shtetërore të Rusisë, Uashingtoni vendosi në listën e zezë dy prodhuesit më të mëdhenj rusë të naftës, Lukoil dhe Rosneft. Masat përfshijnë edhe rrezikun e sanksioneve dytësore për kompanitë që bashkëpunojnë me këta gjigantë energjetikë, duke ua pamundësuar qasjen në bankat amerikane, tregjet financiare, transportuesit dhe siguruesit.

Lukoil bëri të ditur se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane të investimeve Carlisle për shitjen e LUKOIL International GmbH, filial i saj ndërkombëtar. Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi nuk ka zbuluar vlerën financiare të marrëveshjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com