Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën. Ai shtoi se FSK-ja tashmë njihet për kapacitetet në kërkim-shpëtim dhe deminim, por edhe për kontribute të tjera në misione ndërkombëtare.

“Unë jam Kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqen në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paqe, në vende të ndryshme në botë. Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si qeveri dhe ky është një proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”, tha ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com