Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, të akuzuarin për krime lufte në Izbicë, raporton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999.

Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar 130 shqiptarë.

Ndryshe, me këtë vendim u shpreh i pakënaqur njëri nga pjesëmarrësit në seancën gjyqësore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com