Ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se ka pasur komunikim “të papërshtatshëm” me Jeffrey Epstein.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk i mban mend mesazhet ku përmendeshin vajzat.

“Nuk mund t’i konfirmoj, por as t’i mohoj”, ka thënë ai për radiostacionin shtetëror sllovak.

Ai e ka pranuar se në këtë komunikim është treguar i dobët.

“Kam treguar gjykim të dobët… shprehje të egove mashkullore — muhabet vetëkënaqës”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se raporti i tij me pedofilin Epstein ishte vetëm në nivel fjalësh.

“Marrëdhënia ime me Epsteinin ishte vetëm në nivel fjalësh, jo veprash. Sot e paguaj çmimin për komunikimin dhe njohjen me të”, ka thënë ai, raporton AP.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume