Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në zonën e Lungomares.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji abonentët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume