Rritje të numri të viktimave nga aksidentet në trafik ka pasur në vitin 2025, në krahasim me vitin paraprak.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në prezantimin e punës vjetore të Policisë rajonale të Prishtinës, bëri të ditur se vitin e kaluar kanë qenë mbi 100 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik, shkruan Reporteri.net.

Ai po ashtu tha se nga viti 2000 e deri më sot në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën mbi 3 mijë njerëz.

“I kemi pasur diku mbi 100 persona të vdekur në trafik nga 89 që kemi pasur më herët më 2024. Kosova që nga viti 2000 deri më sot i ka humbur mbi 3 mijë e 111 njerëz në trafik. Është një numër i madh i jetëve të humbura dhe një prej prioriteteve tona vitin e ardhshëm do të jetë siguria në trafik”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ndër të tjera theksoi se siguria në trafik do të jetë një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2026, me masa të shtuara parandaluese dhe kontrolle më të shpeshta në rrugë./Reporteri.net/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com