Misajllovski në samitin REAIM në Spanjë – është konfirmuar gatishmëria e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit maqedono-spanjoll në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të tre global për inteligjencë artificiale në mbrojtje – REAIM, që po mbahet në A Korunja, Mbretëria e Spanjës. Ngjarja organizohet me ftesë të ministres spanjolle të Mbrojtjes, margarita Robles Ferndandes.
Në samit, në të cilin marrin pjesë ministra, përfaqësues shtetërore nga vendet anëtare të OKB-së, bashkësia akademike dhe organizatat ndërtkombëtare, diskutohet për zhvillimin përgjegjës të inteligjencës artificiale në konteskt ushtarak dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.
Në kuadër të ngjarjes, siç njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski ka realizuar takim dypalësh me ministren Robles, në të cilën është konfirmuar gatishmëria e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve. Dy ministrat kanë biseduar për më shumë aktivitete të mundshme të përbashkëta dhe për përgatitjen e një Plani të ri për bashkëpunim.
Ministri Misajllovski theksoi se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë mbrojtëse kërkon bashkëpunim të fortë midis aleatëve për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin. Sipas tij, ftesa për në REAIM është një konfirmim shtesë i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me Spanjën.
Në deklaratën e tij, Misajllovski kujtoi se në nëntor 2024, Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë kandidat nga Ballkani Perëndimor që nënshkroi Partneritetin e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të japë një kontribut të fortë në sigurinë rajonale dhe kolektive.