Mickoski-Sjaojan: Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt, mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë
Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorien kineze, Xhijang Sjaojan, me të cilën shkëmbyen mendime për thellimin e marrëdhënieve miqësore midis Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona bazohen në respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe bashkëpunim, dhe në vitet e fundit ato shënojnë zhvillim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, kulturën, arsimin dhe infrastrukturën”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mgid