Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit, ku janë regjistruar -2°C. Temperatura prej 1°C është matur në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole, 2°C në Krushevë, ndërsa 3°C në Pozharan. Në disa qytete të vendit, temperatura minimale është lëvizur ndërmjet 4 dhe 6°C, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Strumicë, Demir Kapi, Shtip dhe Gjevgjeli me 9°C.

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të mëdha janë regjistruar në Gjevgjeli, ku kanë rënë 19 litra për metër katror. Në Strumicë janë matur 12 litra, në Berovë 10, ndërsa në Demir Kapi, Kriva Pallankë dhe në Kodrën e Diellit nga 9 litra për metër katror. Në Manastir, Pozharan dhe Llazaropole janë matur 8 litra, ndërsa në Tetovë dhe Mavrovë-Anovi nga 7 litra për metër katror.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com