Më 05.02.2026 në orën 01:20 në Gostivar, nëpunës policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit e privuan nga liria B.B. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Bazuar në urdhrin e gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse, pronë e B.B. dhe gjatë bastisjes, ai vullnetarisht ka dorëzuar një kuti në të cilën kishte marihuanë. B.B. u ndalua në SP Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Mgid