Si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit të Mitrovicës, në të cilën është i lidhur Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aktualisht disa reparte kanë mbetur pa energji elektrike.

Bëhet e ditur se pjesët vitale të Spitalit janë duke u furnizuar përmes gjeneratorëve, ndërsa shërbimet emergjente dhe funksionet kryesore po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.

Ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet të ndodhë shumë shpejt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume