Më 06.02.2026, rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me DPB Gostivar, kanë realizuar kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit.
Gjatë kontrollit janë ndaluar J.S. (22), T.T. (39) dhe A.J. (21) nga Serbia, si dhe A.M. (21) nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik.
Të njëjtit janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Denoncim për sulm fizik në një objekt hotelierik në fshatin Novakë
Më 05.02.2026, në ora 21:30, në Stacionin Policor Kamjan, H.B. (22) nga fshati Novakë e Tetovës ka denoncuar se rreth orës 21:00, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga Xh.I., gjithashtu nga fshati Novakë.
Ngjarja ka ndodhur në një objekt hotelierik në të njëjtin fshat.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com