Më 05.02.2026, në ora 18:40, në DPB Gostivar, një grua 33-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 42-vjeçar, me të cilin ndodhet në procedurë divorci.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur pranë Qendrës për Punë Sociale në Gostivar, në momentin kur ajo kishte shkuar për ta marrë djalin e tyre të mitur.
Më vonë, në ora 20:30, në DPB Gostivar, 42-vjeçari ka paraqitur denoncim ndaj bashkëshortes së tij, duke deklaruar se rreth orës 17:00, para të njëjtës qendër, ajo ka përdorur forcë ndaj djalit të tyre dyvjeçar, i cili refuzonte të shkonte me të.
Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com