MPB mjofton se më datë 06.02.2026, rreth orës 16:40, në lagjen Mllaki të Gostivarit, policia ka privuar nga liria personin A.K. (45) nga fshati Leunovë.

Arrestimi i tij u bë pasi personi ishte i kërkuar me fletarrest, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gostivarit.

​Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari duhet të vuajë një dënim me burg prej 30 muajsh (2 vjet e gjysmë) për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe dëmtim të pronës (nenet 235, 236 dhe 268 të Kodit Penal). I dënuari është dërguar menjëherë në Burgun e Tetovës për të filluar shlyerjen e dënimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com