Sonte, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike–VLEN në fshatin Kamjan, Komuna e Bogovinës, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve, Forumit të Grave dhe profesionistëve.

Duke përgëzuar strukturat për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale, Mexhiti theksoi se fuqizimi i Lëvizjes Demokratike është fuqizim i drejtpërdrejtë i VLEN-it. Sipas tij, unifikimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik po e shndërron këtë koalicion në forcë të vetme politike me shtrirje në të gjithë territorin e vendit.

Ai nënvizoi se organizimi nga baza dhe konsolidimi i strukturave në terren janë faktorë kyç që e dallojnë VLEN-in nga opozita, duke e pozicionuar atë si alternativë serioze dhe me ndikim real në nivel shtetëror, ku qytetari shqiptar mbetet prioriteti kryesor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume