Privohet nga liria kumanovari i kërkuar me urdhërarrest për vuajtje të dënimit me burg prej pesë vjet e pesë muaj
Më 08.02.2026 në ora 18:20h zyrtarët policorë nga SVR Kumanovë kanë privuar nga liria S.S. (23) nga Kumanova. Ai kërkohej me urdhër-arrest qendror në bazë të urdhrit të gjykatës për të vuajtur dënimin prej pesë vjet e pesë muaj burg për veprën penale të “grabitjes” nga neni 237 i Kodit Penal. Personi dërgohet në Institucionin Korrektues burgu Shtip për vuajtur dënimin.TS