̈ !

Prej më shumë se një viti pehlivanët e Mickos si gjithmonë i shmangen pyetjeve për liderin e partisë, sa herë që pyeten se a do të shkrihet VREDI në një subjekt politik, ata thonë se së shpejti do të kemi zgjidhje të këtë ngërçi që ka mbajtur të bllokuar çështjen e liderit të tyre në krye të të subjektit që do t’i për përfaqësonte të gjithë vredistët.

Kaluan javë dhe muaj më shtyrje brrylash, por lideri vredist nuk duket gjëkundi për shkak të karrierizmit dhe luftës që ashpër për karrigen e njëshit të partisë.
Në fakt, zërat brenda kampit vredist thonë se lideri i vërtet i tyre është kryekomiti Micko, si themelues i degës së VMRO-së në kampin shqiptar me emrin e kamufluar VLEN.

Kauza kombëtare dhe ndryshimet kushtetuese me ardhjen e vredistëve në pushtet ishin zotimet e padëgjuara më parë për të ardhmmen e shqiptarëve, ku ato ngelën si përpjekje të dështuara të subjektit politik që premtoi dhe nuk realizoi asgjë nga ato premtime madhore në këtë dy vite qeverisjes së koalicionit me VMRO-në e kryekomitit Micko.

Integrimet europiane dhe ligji për përfaqësim të drejt kanë ngelur si premtime të parealizuara ngaqë despoti Micko nuk do të dëgjojë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa projektligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat nuk i plotëson as nuk garanton përfaqësim në baza etnike, por bazohet në profesionalizëm pa respektuar përbërjen etnike në punësimet e ardhshme në administratën publike.

Ky ishte iluzioni i vredistëve se me ta në qeverinë e koalicionit do vinte ndryshimi dhe do rikthehej dinjiteti i nëpërkëmbur shqiptar ndër vite.
Por, kjo ishte shakaja e radhës për shqiptarët nga pehlivanët e Mickos!
Mbase vjen një ditë ndryshimi i vërtet me subjekt të vërtetë, të shqiptarëve për shqiptarët.

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume