Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Bogovinës, si pjesë e një iniciative për informimin e publikut për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri në bashkësitë lokale.

Vizitën do ta fillojë me takime me kryetarin e komunës Feti Abazi dhe anëtarët e këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të theksojnë ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon.

Ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe Këshillin Rinor në Komunën e Bogovinës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume