Në prag të festës së Shën Trifunit, mbrojtësit të vreshtarëve, janë realizuar mjete në vlerë prej 481.127.667 denarë për 12.458 përfitues.

Mjetet janë paguar në kuadër të Masës 1.8 – Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme për mirëmbajtjen e vreshtave ekzistuese.

Me këtë konfirmohet përkushtimi dhe prioriteti i institucioneve për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme bujqësore.

Ministria vazhdon me realizimin e masave dhe politikave të orientuara drejt qëndrueshmërisë dhe avancimit të prodhimit bujqësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume