Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje shiu në orët e pasdites dhe gjatë natës. Në disa zona, reshjet pritet të jenë më intensive, duke tejkaluar 20 litra për metër katror.

Do të fryjë erë nga juglindja, e cila herë pas here do të jetë e fortë, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, ku intensiteti i saj do të jetë më i theksuar.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut pritet të shfaqen në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga drejtimi juglindor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume